Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Sanksione ndaj qeverisë Rama

Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Sanksione ndaj qeverisë Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje organizatave dhe agjencive ndërkombëtare të marrin masa ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Berisha pretendoi se Shqipëria është shndërruar në një “narko-shtet” dhe tha se vendi ka nevojë për ndëshkim politik dhe sanksione. Në një deklaratë, ai iu drejtua, ndër të tjera, MONEYVAL-it, Kombeve të Bashkuara dhe agjencive partnere që luftojnë trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Sipas tij, në ekonominë shqiptare hyjnë shuma të mëdha parash të paligjshme nga trafiku i drogës. Berisha e krahasoi Shqipërinë me Guinenë-Bisau dhe tha se opozita kishte paralajmëruar prej vitesh për atë që ai e cilësoi si instalim të narko-shtetit. Ai pretendoi gjithashtu se opozita ka ndikuar që kjo çështje të përfshihet në rezoluta të organizatave ndërkombëtare...