Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Berisha të votëbesohet në anëtarësi”, Murrizi: Nëse hapet gara për kryetar të PD-së, do të jem kandidat
Nevojën për reformim të Partisë Demokratike dhe ndryshim të lidershipit të saj e pranon dhe Myslim Murrizi. Si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Murrizi pohoi një intervistë për A2 CNN se përgjegjësia për humbjen në 11 Maj nuk është vetëm e Sali Berishës, ndaj propozon mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm për analizim të situatën dhe riformatim të strukturave drejtuese. “PD në deklarimet publike, por edhe në pohimet e zotit Berisha është thënë që do presin raportin e OSBE/ODIHR dhe do të mblidhen. Por unë mendoj se është në limite, pasi në Prill është bërë Kuvendi, por nuk ka asgjë të keqe që të bëhet një Kuvend të jashtëzakonshëm për të kompozuar një Këshill Kombëtar tjetër dhe një Kryesi tjetër, duhet të lëvizë. Përgjegjësia...