Berisha takime me shqiptarët në SHBA: Emigrimi dhe ndikimi i krimit të organizuar, problemet kryesore për vendin
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur udhëtimin në SHBA me takime me qytetarët shqiptarë të cilët banojnë atje. Kryedemokrati adresoi problematikat në vendin tonë duke cilësuar emigrimin masiv, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si shqetesimet kryesore me të cilat përballet Shqipëria. Gjatë takimit, ai akuzoi qeverinë se krimi i organizuar ka ndikim në institucionet shtetërore dhe në zgjedhje. Berisha do të marrë pjesë në disa aktivitete të planifikuara në Shtetet e Bashkuara, në një vizitë që pritet të zgjasë 7 ditë. Përveç Konventës Kombëtare Republikane, që do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator, Berisha do të zhvillojë edhe një sërë takimesh me komunitetin e shqiptarëve atje.
Burimi:
vizionplus.tv