Burimi:
Vizionplus.tv

Berisha “shuan” shpresat e Dumanit: Jo rikandidim i prokurorëve të SPAK, bandat kanë futur kandidatë në listat e PS
👁9162
Partia Demokratike nuk mbështet ndryshimin e Kushtetutës për t’i dhënë mundësi prokurorëve të SPAK-ut të rikandidojnë edhe për një mandat të dytë. Pas kërkesës së drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një mandat të ri në Prokurorinë e Posaçme, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp me gazetarët, deklaroi se opozita nuk do të mbështesë asnjëherë ndryshimin e Kushtetutës për këtë çështje. “Ky është i fiksuar, në çdo takim kërkon: ‘Na ndryshoni Kushtetutën për karrigen time.’ Jo, mor zotëri, nuk ndryshojmë Kushtetutën për karrigen tënde. Po, Kushtetuta do të ndryshojë, por për t’i hequr...