Berisha: Shqipëria në shesh, motoja jonë. Të bëjmë gjithçka që të mos ketë asnjë ditë, asnjë orë paqe për këtë bandë në pushtet
Në përfundim të bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për vijimin e angazhimit politik të opozitës dhe mobilizimin e qytetarëve. Berisha ka vendosur në qendër të mesazhit të tij procesin e “ripërtëritjes” së PD-së dhe protestat qytetare, duke deklaruar se motoja e opozitës do të jetë “Shqipëria në shesh”. Ai ka vijuar kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar mazhorancën për varfëri, keqqeverisje dhe keqpërdorim të pasurive publike. Berisha: Së pari ju falënderoj shumë për pyetjet, komentet, ndërhyrjet që bëtë. Dhe ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë kundër një armiku që çdo ditë po shpërbëhet, që çdo ditë po degradon kudo që ndodhet. Të bëjmë gjithçka që të mos ketë asnjë ditë, asnjë orë...
Burimi:
syri.net