Burimi:
Kohajone.com

Berisha shkon në Strasburg, vizitë në Asamblenë Parlamentare të KiE
👁8948
Kryetari i PD, Sali Berisha do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Berisha shoqërohet nga disa prej eksponentëve të PD dhe do të zhvillojë disa takime në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Kreu i demokratëve do të flasë në këto takime dhe për disa nga pikat kryesore të programit elektoral të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Për shkak të këtij takimi Berisha ka marrë edhe leje nga SPAK, duke mos u paraqitur të hënë e parë të muajit Prill.