Berisha reagon për dhunën në protestën e studentëve: Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit!

Berisha reagon për dhunën në protestën e studentëve: Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës në Tiranë, duke e cilësuar ndërhyrjen e policisë si “terror të narkoshtetit”. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha ka shprehur solidaritetin e tij me studentët protestues, duke vlerësuar qëndresën e tyre dhe duke kërkuar ndalimin e dhunës. “Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit ndaj studentëve guximtarë! Nderim studentëve misionarë!”, shkruan kreu i PD-së.