Berisha: Po shuani bashkitë me një votë! Hakmarrje politike ndaj qytetarëve

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë! Hakmarrje politike ndaj qytetarëve

Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka folur lidhur me ndryshimet që janë propozuar në reformën territoriale, të cilat i ka cilësuar si një “akt armiqësor” dhe një “hakmarrje politike ndaj qytetarëve”. Berisha u ndal te “shkrirja” e disa njësive vendore dhe bashkive në të gjithë vendin, duke theksuar se ky vendim po u heq qytetarëve shërbimet bazë dhe investimet, të cilat sipas tij kanë rënë në kuotën e zeros. Ai gjithashtu bëri thirrje për kreun e qeverisë, Edi Rama që të japë dorëheqjen duke e cilësuar si armiku i vërtetë i shqiptarëve. “Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet! Kjo është hakmarrje politike ndaj qytetarëve Midis njeriut të qytetëruar dhe njeriut që ka humbur vetëdijen njerëzore,...