“Berisha po mban peng PD-në”, Llabani: Janë formuar fraksione dhe blloqe influence kundër tij brenda partisë

“Berisha po mban peng PD-në”, Llabani: Janë formuar fraksione dhe blloqe influence kundër tij brenda partisë

Në një emision gazetarja Anduena Llabani hodhi dritë mbi përçarjen e thellë brenda Partisë Demokratike, duke e cilësuar Sali Berishën si figurën kryesore që po përpiqet të ruajë kontrollin mbi partinë, pavarësisht statusit të tij si “non grata” dhe përballjes me drejtësinë. Sipas Llabanit, brenda PD-së janë krijuar disa fraksione: grupet pro-Berishës, fraksionet kundër tij që kërkojnë reformim të brendshëm, si dhe grupet pragmatike që synojnë largimin e tij pa dëmtuar më tej strukturën e partisë. Ajo vuri në dukje se disa nga këto blloqe mbështeten nga lobime ndërkombëtare, përfshirë ato nga SHBA dhe vendet perëndimore. “Atë që njerëzit nuk...
Burimi: Sot.com.al