Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berisha po i fshihet gjyqit? Avokati Beçi tregon pse dështoi seanca e parë
Ish-kryeministri Sali Berisha mungoi sot në seancën gjyqësore ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi që po gjykohen për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë, me motivin se nuk ishte njoftuar sipas ligjit. Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe avokat, i ftuar në një studio televizive tha se njoftimi për Berishën ishte një akt që paraqitet nga ftuesi i gjykatës dhe ai duhet të ketë marrë njoftim personalisht. Sipas Beçit shumë gjyqe kthehen dhe prishen për faktin që një njoftim për një seancë nuk ka dijeni personalisht dhe për këtë arsye, mund të përbëjë shkak për proces...