Berisha përkrah protestën e dhunshme nga Dibra: PD e mbështet me të gjitha potencialet e saj! Garantojmë pedagogët dhe studentët

Berisha përkrah protestën e dhunshme nga Dibra: PD e mbështet me të gjitha potencialet e saj! Garantojmë pedagogët dhe studentët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë sot në Dibër në kuadër të Foltores së Ripërtëritjes. Në fjalën e tij, ai komentoi protestën studentore përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Berisha theksoi se të rinjtë u trajtuan nga policia në mënyrë çnjerëzore dhe barbare. Kryedemokrati deklaroi se studentët u rikthyen pas 8 vitesh nga protesta masive përpara ministrisë, duke shtuar se ata po i kthejnë reston kryeministrit Edi Rama për mashtrimin e atëhershëm të bërë ndaj tyre. “Sot studentët e universitetit të Tiranës kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, dhe janë trajtuar në mënyrën më çnjerëzore që mund të trajtohen. Janë trajtuar në një mënyrë barbare. Shumë qytetarë janë bashkuar me ta dhe protesta e tyre vazhdon. PD mbështet fuqishëm protestën studentore dhe garanton...