Berisha për Altin Dumanin: Pas Edi Ramës, është autori i dytë i farsës elektorale të 11 majit

Berisha për Altin Dumanin: Pas Edi Ramës, është autori i dytë i farsës elektorale të 11 majit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kreu i SPAK, Altin Dumani, është autori i dytë i farsës elektorale në zgjedhjet e 11 majit. Komentet Berisha i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se nëse autorët që ishin në dosjet 184 dhe 339 do ishin dënuar, atëherë sipas tij, askush nuk do kishte guxuar të kryente krime elektorale. Ai tha gjithashtu se Dumani anuloi hetimet për dhjetëra e dhjetëra raste të krimeve zgjedhore, që sipas ish-kryeministrit, kanë kryer nga kartele droge që i ka denoncuar më herët PD. Pjesë nga fjala e Berishës: Kjo qendër votimi...
Burimi: Gijotina.com