Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Berisha paraqitet sot në SPAK, zbaton masën e sigurisë
Sot në orën dhjetë Sali Berisha paraqitet në SPAK, në zbatim të masës detyrim me paraqitje që ka vendosur gjyqtari i apelit të posaçëm. Në vendimin e gjyqtarit, Berisha është i detyruar të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë dhe siç kuptohet oficerët e BKH nuk do bëjnë pushim gjatë këtyre dy ditëve për të administruar deklaratën e pranisë që firmoset nga ish kryeministri.