Berisha nuk paraqitet në SPAK, prokurorët i japin leje për udhëtimin në Strasburg

Berisha nuk paraqitet në SPAK, prokurorët i japin leje për udhëtimin në Strasburg

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, ku është i detyruar të shkojë periodikisht në zbatim të masës së sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”. Shkak për mungesën e tij është një udhëtim zyrtar në Strasburg, për të cilin ai ka marrë miratimin paraprak nga prokurorët e çështjes. Sipas burimeve nga organi i akuzës, Berisha kishte paraqitur më herët një kërkesë për shtyrjen e paraqitjes së datës 7 prill, duke argumentuar se do të ndodhej në Strasburg për një angazhim politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Prokuroria e Posaçme ka...
Burimi: Sot.com.al