Berisha ngre dyshime: Shëndetësinë e mori në dorë vetë Rama

Berisha ngre dyshime: Shëndetësinë e mori në dorë vetë Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, duke u ndalur te emërimi i Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ervin Demos si ministër i Brendshëm. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se nuk e njeh personalisht ministren e re të Shëndetësisë dhe se nuk dëshiron ta paragjykojë për shkak të lidhjeve familjare të pretenduara me kryeministrin Edi Rama. Megjithatë, ai vuri në pikëpyetje zgjedhjen e një ekonomisteje për drejtimin e këtij dikasteri. Berisha e lidhi emërimin e Spahiut me kryeministrin Rama dhe deklaroi se shëndetësia ndodhet, sipas tij, në një situatë të rënduar. Ai kritikoi gjithashtu largimin e ish-ministres Evis Sala, duke pretenduar se ajo ishte emëruar në këtë detyrë për arsye...