Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha në Vorë: Ne jemi parti e vlerave themelore te shqiptarit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vazhdën e takimeve elektorale, ndodhet pasditen e sotme në Vorë ku po prezanton kandidatët për zgjedhjet e 11 Majit.Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se PD është një parti konservator, parti e vlerave themelore të njeriut.Berisha ndau me qytetarët disa pika nga programi i Partisë Demokratike lidhur me familjen shqiptare. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Të dashur miq, Aleanca për Shqipërinë Madhështore vjen sot para jush si aleanca më e fuqishme e krijuar që nga 1990 gjer sot. Ajo vjen tek ju me një program, me një projekt, me të cilin kërkon të krijojë një mundësi të re për secilin prej jush. Kërkon të ndikojë në mirëqenien tuaj, sigurinë tuaj, në të ardhmen...