Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, kreu i PD zbulon shënimin që i la Dumanit: “SKAP-i” përdoret për të goditur opozitën shqiptare
👁7686
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Më 3 janar të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin riktheu masën e sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv lidhur me çështjen “Partizani”. Ai duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, Berisha u prit nga simpatizantët demokratë. Berisha duke folur për...