Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës gjatë debatit për Kosovën, ku u ndal te proceset zgjedhore në vend, mënyra e zgjedhjes së Presidentit, si dhe vendimet e fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në nisje të fjalës së tij, Berisha vlerësoi se zgjedhjet e përsëritura parlamentare në Kosovë janë zhvilluar në përputhje me standardet ndërkombëtare, por theksoi se shpeshtësia e tyre duhet të shmanget në të ardhmen. “Zgjedhjet e përsëritura në Kosovë, për sa i përket respektimit të parimeve ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare, pavarësisht motivit të tyre, janë zhvilluar në përputhje me këto parime. Megjithatë, jam dakord me folësit e mëparshëm se shpeshtësia e tyre, për shkak të...
Burimi:
javanews.al