Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha me zyrtarin e PPE: Shqipëria, nën narko-regjim shndërroi zgjedhjet në farsë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha priti në një takim sot Patrick Voller, drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Popullore Europiane. Sipas Berishës në këtë takim ai i ka paraqitur Voller një tablo të drejtpërdrejtë të realitetit dramatik që po përjeton Shqipëria nën narko-regjimin e Edi Ramës. “E informova mikun mbi farsën zgjedhore të 11 majit, në të cilën narkoregjimi, përmes një rrjeti të strukturuar patronazhistësh, teknologjisë së manipulimit dhe karteleve të drogës, jo vetëm shantazhon dhe kontrollon qytetarët, por emëron dhe ngre në pushtet individë anonimë me dhjetëra mijëra vota të fabrikuara. Shqipëria sot si narkoshtet i parë...