Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një forumi ndërkombëtar në Itali. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe politikën e zgjerimit të BE-së. Sipas pretendimeve të Berishës Rama po përpiqet t’ia atribuojë Europës përgjegjësinë për vonesat në procesin e integrimit, ndërsa e lidh situatën në Shqipëri me qeverisjen e tij dhe me atë që e cilëson si “narkoshtet”. Ndër të tjera Berisha përsërit se kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian është largimi i kryeministrit Edi Rama. “Rama: ‘I besoj shumë Europës’, por në fakt i beson shumë Lubisë dhe drogës! Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar...
Burimi:
javanews.al