Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha: Karteli Troplini ka marrë stadiumin në Durrës për të ngritur kulla si shpërblim
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama ka shpërblyer “kartelin Troplini” për kontributin dhe angazhimin e tyre kriminal në fushatën elektorale të farsës zgjedhore 11 maj 2025, duke i dhënë stadiumin e qytetit të Durrësit, “Niko Dovana”. “Kështu presidenti i klubit Teuta, që e ka mbajtur këtë klub nga viti 1999, dha dorëheqjen në mënyrë të papritur me datën 16 qershor dhe sipas burimeve të FSHF-së, të cilat nuk identifikohen dot nga terrori, aksionet e stadiumit Niko Dovana i kanë kaluar kartelit Troplini. Kaq e vërtetë është saqë sot, secili prej jush po të shkojë dhe të...