BERISHA JASHTË, BARDHI BRENDA, ÇFARË SINJALI DHA AMBASADA AMERIKANE

BERISHA JASHTË, BARDHI BRENDA, ÇFARË SINJALI DHA AMBASADA AMERIKANE

Mungesa e Sali Berishës në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë për ambasadorin e ri, Eric Wendt, ka rikthyer në qendër të debatit marrëdhëniet e kreut të PD-së me Uashingtonin. Në ceremoninë e 2 tetorit, ku morën pjesë rreth 130 të ftuar nga politika, institucionet dhe drejtësia, Berisha nuk ishte i pranishëm. Kreu i PD-së kishte deklaruar më herët se nuk kishte marrë ftesë për aktivitetin. Në pritje u panë, ndër të tjerë, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi nga PD, ndërsa morën pjesë edhe përfaqësues të shumicës dhe institucioneve shqiptare. Pikërisht kjo mungesë u komentua nga analisti Ergys Mërtiri, i cili e interpretoi si një tjetër tregues të marrëdhënieve të vështira mes Berishës dhe politikës amerikane. Sipas Mërtirit, udhëtimi i...