Berisha i kërkon dorëheqjen Ramës pas protestës së dhunshme: Po e çon vendin në konflikt civil

Berisha i kërkon dorëheqjen Ramës pas protestës së dhunshme: Po e çon vendin në konflikt civil

Ndërsa protesta përshkallëzoi në akte dhune, kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë i kërkoi sërish dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po e çon vendin drejt konfliktit civil. Deklarata e plotë e Berishës Tirana përjetoi sot ditën e dhunës dhe terrorit më të egër shtetëror ndaj studentëve të rinj dhe qytetarëve, në revoltën e tyre kundër narkoshtetit, kundër padrinos Edi Ramës, zjarrvënësit më të madh në histori të ëndrrave, të idealeve fisnike të të rinjve shqiptarë, të të ardhmes së tyre. Sot qytetarët dhe të rinjtë e Tiranës, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë ishin në një mosbindje të plotë civile. Protestuesit, të rinj, të reja, burra, gra, u përballën si luanë me breshëritë e plumbave të vrasësve shtetërorë, me...