“Berisha, humbës serial zgjedhjesh”, gazetari: Duhet të mbajë përgjegjësi për tkurrjen e PD-së

“Berisha, humbës serial zgjedhjesh”, gazetari: Duhet të mbajë përgjegjësi për tkurrjen e PD-së

Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në parti familjare, e cila punon për të mbrojtur interesat e Sali Berishës. Ai theksoi se Sali Berisha është kthyer në humbës serial zgjedhjesh dhe në këto kushte ai duhet të japë dorëheqjen. “PD është pronë familjare e Berishës. Mburoja e fundit është që të mbulojë PD si mburojë personale dhe familjen e tij. Berisha e ka në natyrën e tij manipulimin dhe intrigën. Ai nuk ka turp t’i thotë vetes misionar. Ata që i shkojnë nga pas shkojnë...
Burimi: Javanews.al