Berisha frymëzohet nga situata në Madrid: Vendi po dridhet nga protesta kundër korrupsionit socialist

Berisha frymëzohet nga situata në Madrid: Vendi po dridhet nga protesta kundër korrupsionit socialist

Sali Berisha ka reaguar për protestat e zhvilluara në Madrid kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Pedro Sánchez, duke i cilësuar ato si një revoltë qytetare kundër korrupsionit. ”Madridi dridhet nga protesta e qytetarëve të tij kundër korrupsionit socialist”, shkruan kreu i PD-së teksa ka ndarë pamjet, duke e lidhur zhvillimin në kryeqytetin spanjoll me debatin e gjerë europian mbi korrupsionin dhe përgjegjësinë politike.