Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë
👁6314
“Farsa elektorale 11 Maj 2025 në Shqipëri mori një ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendrës dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, duke vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 majit. Sipas kreut demokrat, kjo organizatë miratoi me unanimitet të plotë rezolutën për farsën elektorale të 11 Majit në Shqipëri. “Internacionalja Demokrate e Qendrës grupon së bashku 108 parti politike nga të gjithë kontinentet dhe që ka se sesion të saj në kontinentin evropian, Partinë Popullore Evropiane dhe partitë anëtare...