Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së
Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon ta pranojë se ishin protestuesit ata që dëbuan militantët e Partisë Demokratike për të mos u bashkuar sot te Ministria e Arsimit. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se u përpoq të krijonte përçarje, ndërsa vetë shprehu sërish mbështetje për protestuesit dhe nxiti të tjerë të bënin të njëjtën gjë. Sipas kreut të PD, përpjekjet për të krijuar përçarje u ndërmorën nga Arlind Qori dhe policia, por nuk ia dolën. “Tirana përjetoi sot një ditë tjetër terrori, dhune të falangave të narkoshtetit në mbrojtje të kreut të organiztës kriminale, padrinos dhe zyrtarëve të tij. trimëria, guximi, vendosmëria e studentëve të revoltuar dhe gjimnazistëve mposhti në të gjitha rastet sulmet e egra të narkobanditëve që u përpoqën të shtypin me dhunë protestën. Ndaj,...
Burimi:
javanews.al