Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, deklaroi për mediat se arsyeja e ndryshimeve të fundit ligjore janë “telefonat e Ramës, mesazhet e Edi Ramës, mesazhet e Linda Ramës, mesazhet e Olsi Ramës”. “Se tani çfarë ka ndodhur? Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni dhe i gjithë enturazhi po e kuptojnë që i ka shitur Edi Rama.I pabesi besë nuk ka. Edhe ai nuk mund të jetë i pabesë vetëm me mua, po qe i pabesë ndaj meje, është i pabesë ndaj të gjithëve. Pra, pabesia nuk është selektive. Pra, ky i ka shitur dhe ata kanë filluar të flasin. Ata e kuptuan që i kishte dhënë të gjitha porositë, të gjitha garancitë, ky njeri i lëshoi në duart e policisë. Dhe ky tani për të zhvlerësuar...