Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha: Droga dikton nomenklaturën e narkoshtetit, Narkosi Petrit Çullhaj është emëruar në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme
Gjatë konferencës për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të tjetra ndaj qeverisë së Edi Ramës, që sipas tij është një ‘narko-diktaturë’ e lidhur ngushtë me botën e krimit, brenda dhe jashtë vendit. Gjatë komunikimit me gazetarët, kryedemokrati Berisha u ndal veçanërisht në atë që e cilësoi si kapje e strukturave shtetërore nga individë të inkriminuar. Ai akuzoi qeverinë se e ka dorëzuar Ministrinë e Brendshme në duart e personave me precedent penal, duke përmendur edhe emra konkretë. ‘Perlat Çulhaj, një trafikant i shkarkuar nga Policia e Shtetit në vitin 2010 për bashkëpunim me grupet kriminale,...