Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berisha del nga ambjentet e SPAK, zbulon shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ish-kryeministri ka zbuluar shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore. Sali Berisha: Unë lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon “Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është defakto përgjegjësi kryesore, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri”. Kjo u la në këtë prokurori.