Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha bën parashikimin për Iranin: Diktatura e Ajatullahëve drejt fundit!
👁6183
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me përplasjen e armatosur që ka nisur ditët e fundit mes Izraelit dhe Iranit. Sipas Berishës, goditjet që Izraeli i ka dhënë Iranit po çojnë drejt fundit regjimin diktatorial të ajatollahëve. “Të dashur miq, goditjet në zemër të regjimit nga forcat ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, asgjësimi i elitës terroriste të Gardës dhe të ushtrisë së Ajetullahëve, sistemeve mbrojtëse dhe impianteve bërthamore dhe objekteve të tjera strategjike, po çojnë drejt fundit të merituar regjimin diktatorial, obskurantist, luftënxitës e destabilizues të Teheranit. Partia Demokratike beson...