Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Bëri aksident te “NSHN”, arrestohet shoferi i dehur në Gjirokastër
👁8384
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin G. T., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, në vendin e quajtur “NSHN”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar disa bimë dekorative përpara një lokali. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.