Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Berat. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”. Sasia e lëndës palësëse ishte vendosur në derën e lokalit të shtetasit S. F. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Burimi: Opinion.al