Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë
Beogradi po përgatitet për një protestë të re të shtunën, e cila pritet të jetë ndër më të mëdhatë të udhëhequra nga studentët, pas gati tetë muajsh tubimesh që kanë sfiduar seriozisht autoritetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Studentët kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe ndërprerjen e një demonstrate kundër-protestuesish në qendër të kryeqytetit. Sipas mediave ndërkombëtare, tensionet janë rritur ndjeshëm përpara protestës së 28 qershorit, e cila organizohet nga studentët e universiteteve të Serbisë – një nga shtyllat kryesore të demonstratave të vazhdueshme kundër korrupsionit në vend. Protestat nisën pas tragjedisë së 1 nëntorit, kur një pjesë...