Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Benet Beci: Muzeu i Lundrimit në Shkodër po merr formë, një hapësirë unike për historinë dhe trashëgiminë e qytetit
👁5504
Muzeu i Lundrimit, një projekt ambicioz dhe i shumëpritur nga qytetarët e Shkodrës, po merr formë dita-ditës. I vendosur në hyrje të qytetit, ky muze premton të jetë një pikë referimi e rëndësishme kulturore dhe turistike për të gjithë rajonin. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë së fundmi përmes rrjeteve sociale ecurinë pozitive të punimeve, duke theksuar se puna po vijon me ritme të shpejta. Sipas tij, ky projekt synon të sjellë në vëmendje trashëgiminë e pasur të qytetit, të lidhur ngushtë me lundrimin në liqenin e Shkodrës dhe në lumenjtë që e rrethojnë.