Benet Beci: 80 pallate në Shkodër me sistem kapot për eficiencë energjetike dhe pamje të re

Benet Beci: 80 pallate në Shkodër me sistem kapot për eficiencë energjetike dhe pamje të re

Në zonën e urës Dervishbeg, përgjatë rrugës “Hafiz Sabri Bushati”, vijon puna për transformimin e blloqeve të banimit në Shkodër. Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, bëri me dije se ndërhyrjet për rritjen e eficiencës së energjisë dhe përmirësimin estetik të pallateve po realizohen nëpërmjet veshjes me sistemin kapot. Ky projekt, që është pjesë e vizionit për një Shkodër më të gjelbër dhe më moderne, ka përfshirë deri më tani 80 pallate në të gjithë qytetin, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për mbi 2000 familje shkodrane. Postimi i plotë:
Burimi: Kohajone.com