Benet Beci: 4.5 milionë euro për rikonstruksione të reja në shkolla e kopshte

Benet Beci: 4.5 milionë euro për rikonstruksione të reja në shkolla e kopshte

Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” dhe kopshti “Ton Alimhilli” do t’i nënshtrohen një rikonstruksioni tërësor, ashtu si edhe palestra e gjimnazit “28 Nëntori”, ndërsa në shkollën “Tring Smajli” në Njësinë Administrative Rrethina do të ndërtohen fusha të reja sportive. Këto projekte përfaqësojnë një investim prej 4.5 milionë eurosh, të siguruar nga Bashkia Shkodër në kuadër të thirrjes së hapur të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. “Po vijojmë me projekte konkrete që përmirësojnë cilësinë e arsimit dhe infrastrukturës shkollore në qytetin tonë,” – u shpreh kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci. Ai shtoi se përveç këtyre projekteve të reja, aktualisht janë në...
Burimi: Kohajone.com