Belinda Balluku paraqitet në SPAK, nën hetim për tenderat e Unazës së Madhe dhe Tunelit të Llogarasë

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, nën hetim për tenderat e Unazës së Madhe dhe Tunelit të Llogarasë

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj. Mësohet se Ballukut i është njoftuar zgjatja e hetimeve nga ana e SPAK, deri më janar të 2027-ës. Balluku është marrë e pandehur në lidhje me dyshimet për shkelje në procedurat e tenderimit për projektet e Unazës së Madhe të Tiranës dhe Tunelit të Llogarasë. Krahas këtyre çështjeve, ish-ministrja po hetohet edhe për dyshime që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave, bëhet e ditur në raportim. Paraqitja e Ballukut në SPAK vjen në kuadër të zhvillimeve të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme. Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, pretendimet dhe akuzat ndaj saj mbeten objekt i...