Belinda Balluku paraqitet në SPAK, avokati: Jemi në fazë hetimesh, do të ketë dhe një zgjatje

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, avokati: Jemi në fazë hetimesh, do të ketë dhe një zgjatje

Belinda Balluku TIRANË-Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sot në SPAK së bashku me avokatin e saj, Ardian Kalia. Mësohet Ballukut iu komunikua zgjatja e hetimeve deri në janar 2027. Edhe avokati i saj, Kalia në dalje të ambjenteve nga Prokuroria e Posaçme deklaroi shkurtimisht për mediat se çështja është në fazë hetimesh dhe do të ketë edhe një zgjatje. ‘Jemi në fazë hetimesh, do të ketë dhe një zgjatje’,- u shpreh avokati i Ballukut. Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera te Unaza e Madhe dhe Tuneli i Llogarasë. Në njoftimin e fundit zyrtar të SPAK thuhet se Balluku vijon të jetë e pandehur për tetë raste të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim,...