Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Belinda Balluku drejt një fitoreje të thellë e historike në Qarkun e Fierit. Gazment Bardhi mbetet spektator i vetvestes!
👁9954
Nga Marsela Topi: Opinion-Analizë Fieri këtë herë nuk është thjesht një qark në zgjedhje, por një arenë ku përplasen dy modele tërësisht të ndryshme politike: njëra që punon dhe sjell rezultate, dhe tjetra që konsumon vetveten në retorikë të vjetruar. Belinda Balluku vjen në këtë betejë jo si kandidate formale, por si një figurë e konsoliduar, me terren real dhe me një marrëdhënie të ndërtuar me kohë me qytetarët. Ajo nuk ka nevojë të premtojë asgjë që nuk e ka bërë tashmë – investimet në infrastrukturë, energji, transport dhe shërbime publike janë prova konkrete të angazhimit të saj të pakushtëzuar...