Belind Këlliçi pret Kryetarin e Shoqatës Pan Shqiptare VATRA…
Belind Këlliçi, nënkryetar i PD shkruan: “Kënaqësi të mirëprisja sot Kryetarin e Shoqatës Pan Shqiptare VATRA, dega Kanada z. Tonin Sufaj, Prof. Dr. Pajazit Hajzeri dhe Z. Nexhat Dedia ish komandant i UÇK-s, me të cilët zhvilluam një bisedë të përzemërt dhe me shumë vlerë. Diskutuam për çështje me interes të përbashkët, për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet njerëzve që kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave shqiptare. Faleminderit për vizitën dhe për këtë bashkëbisedim të këndshëm”.
Burimi:
kohajone.com