Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike
Pas javësh negociatash, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për president të Kosovës. Marrëveshja mes dy forcave politike është bërë e ditur në Kuvend, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se nuk është përfshirë në negociata. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se partia e tij nuk është konsultuar për marrëveshjen. “Çfarë marrëveshje është bërë, nuk na kanë pyetur as përpara, as pas. Ju themi që është barrë e juaja politike. Aleanca qëndron mbi atë që ka kontratë publike politike, 6 pikat e veta”, deklaroi Tahiri. Kushtet e AAK-së: Orientimi strategjik dhe gazi amerikan: Pranimi i menjëhershëm i projektit...
Burimi:
javanews.al