Bekim Sejdiu drejt Presidencës, Kryesia e LDK-së miraton marrëveshjen me Vetëvendosjen

Bekim Sejdiu drejt Presidencës, Kryesia e LDK-së miraton marrëveshjen me Vetëvendosjen

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka miratuar unanimisht marrëveshjen politike me Lëvizjen Vetëvendosje për tejkalimin e krizës institucionale dhe ka mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës. LDK-ja u ka bërë thirrje deputetëve të saj që gjatë votimit të respektojnë vendimet e organeve të partisë. Sipas Kryesisë, marrëveshja synon ruajtjen e stabilitetit institucional dhe shmangien e një krize të re politike. Nga ana tjetër, LDK-ja e vlerëson Sejdiun si kandidat me integritet, përvojë profesionale dhe institucionale, duke theksuar angazhimin e tij si jurist, profesor universitar, diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.