Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar peshëngritësin shqiptar Briken Calja për suksesin e tij në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Calja arriti të fitojë medaljen e artë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 154 kilogramë dhe duke vendosur një rekord të ri të kompeticionit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj përgëzoi Caljan për paraqitjen dhe rekordin e vendosur.  “Urime peshëngritësit tonë, Briken Calja, për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026! Një rekord i ri që na bën krenarë. Urime, Briken! Shqipëria krenohet me ty”, shkruan Begaj në rrjetin social Facebook. Briken Calja shkelqeu në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Peshëngritësi shqiptar fitoi medalje ari në stilin e shkëputjes, duke ngritur 154 kilogramë, që është edhe një rekord për këtë kompeticion. Në stilin...