Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi: Duhet më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës, për të mbrojtur të drejtat ligjore!

Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi: Duhet më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës, për të mbrojtur të drejtat ligjore!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga Kryetari i këtij Këshilli, Enkel Rexhepi. Presidenti i Republikës e uroi Rexhepin për marrjen e detyrës dhe e siguroi se ai e ndjek nga afër, edhe si një detyrë kushtetuese, të gjithë situatën e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Kreu i Shtetit theksoi se për Institucionin e Presidentit të Republikës, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve, si dhe kultivimi dhe avancimi i identitetit kombëtar dhe kulturor të tyre, janë në fokus të veprimtarisë së tij....
Burimi: Vizionplus.tv