Begaj në Ohër, takohet me homologen Siljanovska-Davkova: Faktori shqiptar në RMV, urë lidhëse për progresin

Begaj në Ohër, takohet me homologen Siljanovska-Davkova: Faktori shqiptar në RMV, urë lidhëse për progresin

Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë njëditore në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ftesë të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova. Gjatë takimit zyrtar që patën mes tyre dy krerët e shtetit, njoftohet se u bisedua për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian. “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë. Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci  për progresin e  vazhdueshëm të marrëdhënieve tona”, është shprehur presidenti Begaj ndër të tjera në fjalën e tij. Zyra e Presidencës njofton se zhvilllimi i projekteve të përbashkëta, jo vetëm ekonomike...
Burimi: Sot.com.al