Begaj mesazh politikës: Rrugëtimi evropian, projekt kombëtar! Proces që kërkon bashkëpunim nga të gjithë

Begaj mesazh politikës: Rrugëtimi evropian, projekt kombëtar! Proces që kërkon bashkëpunim nga të gjithë

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Presidenti Bajram Begaj i ka përcjellë një mesazh Kuvendit, duke u bërë thirrje deputetëve për më shumë bashkëpunim, dialog dhe përgjegjshmëri në përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve dhe vendit. Në fjalën e tij, Begaj theksoi se nisja e një sesioni të ri është një moment për të reflektuar mbi rezultatet e deritanishme, për të identifikuar sfidat kryesore dhe për të planifikuar më mirë punën institucionale. “Hapja e një sesioni të ri parlamentar është një moment për të reflektuar mbi rezultatet, për të identifikuar sfidat prioritare dhe për të programuar në mënyrë më efektive e institucionale punën e ardhshme”, shkruan Begaj. Presidenti u ndal edhe te pjesëmarrja qytetare në jetën publike, duke e cilësuar protestën paqësore dhe shprehjen e...