Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia vetëm sipas ligjit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u kërkoi magjistratëve të rinj integritet, profesionalizëm dhe pavarësi në ushtrimin e detyrës, gjatë ceremonisë së hapjes së vitit të ri akademik në Shkollën e Magjistraturës. Në fjalën e tij, Begaj theksoi se besimi i publikut mbetet një nga bazat kryesore të sistemit të drejtësisë dhe se reforma në drejtësi ka hyrë në një fazë ku fokusi duhet të jetë te funksionimi i institucioneve dhe rezultatet konkrete. Sipas Presidentit, brezi i ri i magjistratëve ka një përgjegjësi të veçantë, pasi do të jetë pjesë e një sistemi të transformuar nga reforma në drejtësi. Ai nënvizoi se integriteti dhe profesionalizmi i tyre do të jenë të rëndësishëm për efektivitetin e këtij sistemi. Begaj tha se besimi i qytetarëve ndërtohet përmes një...
Burimi:
ntv.al