Begaj dhe Rama urojnë Presidenten e re, Justina Shiroka Pula: Mbarësi e sukses në këtë kohë sfidash për Kosovën
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi znj. Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti Begaj thekson se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane. “Urime të përzemërta, znj. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen si Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë”, – shkruan Begaj.Kreu i Shtetit shqiptar e mbyll mesazhin me urimin: “Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë! Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar Presidenten e re të Kosovës dhe në mesazhin e tij shkruan: “Urime të përzemërta akademikes së...
Burimi:
kohajone.com