Begaj dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2027 pas konsultimeve me partitë, do votohet më 9 maj! (DOKUMENTI)
Zgjedhjet lokale mbahen më 9 maj 2027: Presidenti Begaj dekretoi datën Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar 9 majin e vitit 2027, si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Vendimi nga kreu i shtetit u mor pas konsultimeve me përfaqësues të forcave politike në Kuvend dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, ku kjo datë u sugjerua për t’u dhënë më shumë kohë përgatitjeve zgjedhore. Presidenti u ka bërë thirrje partive politike të zhvillojnë një proces të drejtë, konkurrues dhe transparent, në përputhje me standardet demokratike. Sot, Presidenti i Republikës dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela...
Burimi:
javanews.al